Çuçi: Prurjet e Vjosës ranë 2 metra, shi do ketë, por jo surpriza, do zgjidhim “grykën e shishes”

schedule16:13 - 10 Janar, 2021

schedule 16:13 - 10 Janar, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nga ura e Mifolit u shpreh se ditën e sotme ka një rënie të nivelit të ujit me 2 metra në Vjosë. Ai tha se situata është e qëndrueshme. Çuçi theksoi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë.

Ura e Mifolit, Vlorë – Prurjet e Vjosës kanë rënë me rreth 2 metra dhe situata është e qëndrueshme. Falë pastrimit të kanaleve kullues këto vite, një sërë investimesh kyçe në shtratin e Vjosës, ndërtimit të paneleve mbrojtës e të argjinaturave të reja, sot është testuar me sukses një përballje me prurjet e larta, të cilat deri dje shkaktonin dëme të jashtëzakonshme në banesa, në bagëti e në prodhime, po mbi të gjitha rrezikonin jetë njerëzish, duke penguar me ditë të tëra qarkullimin e imponuar mbylljen masivisht të shkollave. 

Mbetet një problem projektimi i papërshtatshëm i urës së autostradës së re, do ia gjejmë një zgjidhje që të mos krijohet si  “grykë shisheje” si krijohet sot dhe përmbyt tokat. Do të kemi edhe disa ditë me reshje, por gatishmëria është e plotë dhe besoj se nuk do të kemi surpriza për situata që mund të na dalë jashtë kontrollit. Policia është në shërbim 24 orë i kam dhënë urdhër që edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të jenë në gatishmëri” tha ai./ db/Abcnews.al