Bledar Devolli merr drejtimin Tiranës U-19

schedule10:30 - 9 Gusht, 2019

schedule 10:30 - 9 Gusht, 2019

Juljan Ahmataj dhe Bledar Devolli janë zyrtarisht pjesë e Tiranës. Dy trajnerët shqiptarë do të jenë pjesë e strukturave të klubit ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra kryeqytetase. Ahmataj do të drejtojë skuadrën e 17 vjeçarëve ndërkohë që Devolli ka marrë drejtimin e 19 vjeçarëve. Skuadra e Tiranës bën me dije se prioritet për edicionin e ardhshëm është akademia dhe infrastruktura.

“Julian Ahmataj është zyrtarisht pjesë e KF Tiranë në rolin e Scoutit dhe atë të trajnerit të ekipit U-17. Klubi ka zgjedhur të investoje këtë sezon jo vetëm në përforcimin e skuadrës me emra të rëndësishëm, por dhe në strukturë me afrimin dy trajnerëve të afirmuar që më parë kanë qenë dhe pjesë e Tiranës.

Bledar Devolli do të marrë drejtimin e Tiranës U19, Ahmataj drejtimin e Tiranës U17. Akademia këtë vit do të jetë një nga prioritetet e klubit ku do të investohet shumë në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Hedhim poshtë kështu, të gjithë spekullimet në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin bardheblu”, njofton skuadra e Tiranes.

Kryeqytetasit kanë bërë ndryshime të shumta në organike duke filluar nga lojtarët dhe stafi drejtues. Pritshmëritë për edicionin e ri janë të larta./ABC News Albania 24/7