Blanc tregon se ishte shumë pranë stolit të Barcelonës

schedule23:49 - 10 Tetor, 2021

schedule 23:49 - 10 Tetor, 2021

Laurent Blanc, ish-trajneri i PSG dhe kombëtares së Francës, dha një intervistë të gjatë për Panenka, në të cilën ai shqyrtoi tema të ndryshme si mbërritja e Messit në Francë dhe gjithashtu mundësitë që kishte për të trajneruar Barcelonën pas largimit të Luis Enrique.

Mundësia për të arritur në Barcelonë: “Ne folëm dy ose tre herë me Eric Abidal. Natyrisht ishte ëndërr të stërvitja një institucion si Barça, por kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Nuk ishte koha e duhur ose dikush mendoi se nuk jam gati për të. Kjo është jeta “.

Ardhja e Messit në Francë dhe gabimet e Barcelonës: “Sinqerisht, për futbollin francez është e pabesueshme të kesh Messi, Neymar dhe Mbapé në të njëjtin kampionat. PSG është në një planet tjetër, po, por për ligën franceze është mirë sepse shihet më shumë. Nëse e shikoj nga ana e Barçës, mendoj se ata kanë bërë gabime monumentale. Monumentale. Jo vetëm për shkak të Messit, por për katër ose pesë vitet e fundit. Ata kanë humbur lojtarë të jashtëzakonshëm, një klub si Barça nuk mund t’i lejohet. Nuk mund të humbasësh Neymarin apo Messin, sepse është shumë e vështirë për ty t’i zëvendësosh ata “, përfunon Blanc. /abcnews.al