Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”. Në pranga kanë rënë katër personave., ndërsa janë proceduar penalisht edhe katër shtetas të tjerë.
Sipas policisë është arrestuar edhe pronari i një lokali që kishte përshtatur ambientin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 4 aparate celular, 1 tavolinë bilardoje ku zhvillohej loja me zare, zare, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/