Korrigjimi i gabimit nga BKH, reagon Yuri Kim: Sinjal i fortë!

schedule19:03 - 2 Nëntor, 2020

schedule 19:03 - 2 Nëntor, 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për deklaratën e sotme të Byrosë Kombëtare të Hetimit. BKH me anë të një njoftimi  sqaroi se kanë skualifikuar padrejtësisht një kandidat për shkak të një gabimi.

LEXO EDHE: U skualifikua nga gara për hetues, BKH: Ishte gabim, do rikthehet në garë

Kryediplomatja ka vlerësuar sipas saj transparencën e BKH. Sipas Yuri Kim ky është një sinjal pozitiv.

“Ne e përshëndesim njoftimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kështu duket reforma e vërtetë!”, shkruan ambasadorja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!