Bjorni, talenti shqiptar që mahniti Gjermaninë me zërin e tij

schedule09:02 - 29 Prill, 2021

schedule 09:02 - 29 Prill, 2021

Bjorn Shabanaga është djaloshi shqiptar që mahniti Gjermaninë me talentin e jashtëzakonshëm në këndim. Falë zërit të tij të shkëlqyer, Bjorni arriti të kualifikohej në “Blind Auditions” të The Voice Kids kur interpretoi hitin botëror “Hotel California” nga Eagles.

Në një lidhje për “Abc-ja e mëngjesit”, Bjorni tregoi rrugëtimin e tij në spektaklin muzikor. “Dhe pse nuk kam kaluar shumë kohë aplikova që të merrja eksperiencën e parë, emocionin që ka njeriu në skenë dhe prandaj aplikova. Kur aplikova në fillim më duhej të bëja shumë raunde dhe të shikonin a është ky fëmijë për skenën.

Nuk ma merrte mendja që do të arrija kaq gjatë dhe jam shumë falenderues. Gjithmonë kam dashur të jem në skenë, e kam parë The Voice dhe pashë që kishte dalë sezoni i ri. Në filim doja të aplikoja, mami ishte pak skeptike, unë këmbëngula, mora guximin dhe aplikova.“, u shpreh Bjorni. /abcnews.al