Bjellorusia tërheq ambasadorin nga Britania e Madhe

schedule01:00 - 30 Korrik, 2022

schedule 01:00 - 30 Korrik, 2022

Bjellorusia ka tërhequr ambasadorin e saj në Londër në shenjë proteste ndaj sanksioneve të rënda që Britania e Madhe ka vendosur ndaj Minskut për goditjen e opozitës dhe mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Në një deklaratë, diplomacia bjelloruse tha se e kishte marrë këtë masë në përgjigje të “sanksioneve të paprecedentë”, veçanërisht kundër ekonomisë bjelloruse, duke sqaruar se do të reduktonte gjithashtu stafin në Londër.

“Tërheqja e ambasadorit nuk do të thotë se po mbyllim kanalet e komunikimit me Londrën”, theksoi ai megjithatë.

Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj regjimit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko për shtypjen e pamëshirshme të një lëvizjeje masive proteste në 2020 dhe 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!