Kënga e Bjellorusisë në Eurovision ka shkaktuar reagime të ashpëra nga opozita vendase, gjë e cila bëri që kënga të mos transmetohet.
Sipas mediave, transmetimi i këngës “Unë do të të mësoj” mund të legjitimonte shtypjen e dhunshme të Alexandër Lukashenko, ndaj protestuesve vitin e kaluar, pasi ai pretendoi fitoren në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.
Në një deklaratë, Bashkimi Evropian i Transmetimeve tha se kishte kontrolluar me kujdes hyrjen e re për të vlerësuar të drejtën e bandës muzikore për të konkurruar. Por pas vlerësimeve një zëdhënës tha se kishin arritur në vendimin se kënga ishte në shkelje të rregullave të konkursit.
“Për fat të keq, Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konkursin e 65-të të këngës Eurovision në maj,” tha ai në deklaratë.
Vendimi ka shkaktuar edhe reagimin e Presidentit Lukashenko, i cili në një deklaratë për mediat tha se Perëndimi tashmë po i lufton në të gjitha frontet.
“Ne do të bëjmë një këngë tjetër. E shihni që e gjitha është e politizuar”, u shpreh ai./abcnews.al