Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi, ka thënë zyra e presidentit bjellorus.
Si pjesë e marrëveshjes, kreu i grupit mercenar Wagner ka thënë se do të ndalojë lëvizjen e luftëtarëve të tij nëpër vend, shtoi zyra.
Një marrëveshje për të garantuar sigurinë e trupave të Wagner është duke u biseduar.
Prigozhin gjithashtu e konfirmoi se luftëtarët po kthehen në baza për të ‘shmangur gjakderdhjen’. /abcnews.al