Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake të martën në rajonet në kufi me Ukrainën dhe anëtarët e Bashkimit Europian, Lituaninë dhe Poloninë, tha ministria bjelloruse e mbrojtjes.
Stërvitjet tre-ditore në rajonet Gomel dhe Grodno synojnë të trajnojnë oficerët dhe trupat e mbrojtjes territoriale se si të mbrojnë rajonet e tyre përkatëse dhe si të veprojnë në rast se ligji ushtarak hyn në fuqi.
Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë dhe u përdor si pikënisje për pushtimin e Ukrainës.
/abcnews.al