Këshilli i Sigurimit i Bjellorusisë tha sot se Minsku është ende një aleat i Rusisë dhe se grindjet e brendshme është një “dhuratë” për Perëndimin, duke paralajmëruar se kjo mund të jetë një katastrofë. Ky njoftim u lëshua në përgjigje të “rebelimit të grupit Wagner në Rusi”.
“Çdo provokim, çdo konflikt i brendshëm në qarqet ushtarake apo politike, në fushën e informacionit apo në shoqërinë civile është një dhuratë për Perëndimin kolektiv”, thotë Ministria e Jashtme Bjelloruse, duke cituar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Minskut./abcnews.al