Bjellorusia konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi

schedule14:59 - 31 Mars, 2020

schedule 14:59 - 31 Mars, 2020

Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi të martën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

Një aktor 75-vjeçar që kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 vdiq në Vitebsk, njoftoi Belta, duke shtuar se burri kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Gruaja e tij është e shëndetshme, vajza e tyre është e shëndetshme, sepse sistemi i tyre imunitar është i fortë,” tha Lukashenko. “ Burri nuk mbijetoi dot, ai kishte pneumoni të rëndë dhe ishte nën kujdesin intensiv”, njoftoi presidenti./abcnews.al