Bjellorusia ia refuzon ambasadoren ShBA-së, kufizon stafin në 5 persona

schedule15:57 - 11 Gusht, 2021

schedule 15:57 - 11 Gusht, 2021

Bjellorusia  së fundmi u është përgjigjur me veprim të ashpër Shteteve të Bashkuara rreth sanksioneve të fundit që iu vendosën Minskut.

Shteti i akuzuar për autoritarizëm, shtypje të protestave e shkelje të të drejtave të njeriut u tha Shteteve të Bashkuara që nga 1 shtatori, stafi i ambasadës së saj në Minsk të përbëhet vetëm nga pesë anëtarë të stafit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Bjellorusia e tërhoqi pëlqimin për emërimin e zonjës Julie Fisher si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Minks. Ndërkaq dy ditë më parë, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi për sanksione të reja kundër zyrtarëve qeveritarë të Bjellorusisë dhe aleatëve të pasur të presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko.

Në listën e sanksioneve janë 23 individë dhe 21 entitete të lidhura me shtypjen e dhunshme të protestave dhe aterrimin e detyrueshëm të një aeroplani ku ndodhej një aktivist opozitar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!