“Bjellorusia do të na sulmojë ushtarakisht”, reagon Minsku pas alarmit të Ukrainës

schedule21:43 - 11 Mars, 2022

schedule 21:43 - 11 Mars, 2022

Zyrtarët ukrainas dhanë alarmin ditën e premte se rreth mbrëmjes do të sulmoheshin nga forcat Bjelloruse.

Përmes një njoftimi zyrtar Ukraina njoftonte edhe orën kur do të ndodhte sulmi bjellorus, e cila ishte ora 21:00 e ditës së premte.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të nisin pushtimin në 11 mars, ora 21:00. Ky sulm do të jetë përgjigjja e Minskut ndaj një sulmi të supozuar ajror të nisur nga vendi ynë ndaj një fshati bjellorus, sulm ky i planifikuar nga Rusia”, thotë Qendra Ukrainase për Sigurinë.

Menjëherë pas kësaj, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes e ka përgënjeshtruar sulmin ndaj Ukrainës me një komunikatë zyrtare. /Abcnews.al/