Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biznesmeni Shefqet Kastrati dhe familja e tij, ndihmë 1.5 milionë euro banorëve të prekur nga tërmeti

schedule21:21 - 28 Nëntor, 2019

schedule 21:21 - 28 Nëntor, 2019

Biznesmeni i njohur Shefqet Kastrati është solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti, duke dhuruar për ta, 1.5 milionë euro.

Ja çfarë thotë Kastrati në një deklaratë për mediat:

“Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhrin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë. 

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. 

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak. 

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka! 

“Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!”, e përfundon deklaratën z. Shefqet Kastrati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!