“Biznesmeni”, shfaqje teatrale e shkruar nga Viktor Zhusti do të vihet në skenë nga data 22 mars në skenën e ArTurbina në kryeqytet.
Aktori i mirënjohur Genti Kame i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli rreth veprës, ku tha se në qendër të veprës është gjyqi i supozuar i një biznesmeni.
“Shfaqja do të jepet më datë 22, 23, 24 mars dhe më pas çdo fundjavë. Është shkruar nga Vikor Zhusti, ku në qendër është gjyqi i supozuar i një biznesmeni. Ai shkruan shpesh, por që të vihet në skenë, kjo është vepra e parë. Kjo vepër i bën skenarin e biznesit shqiptar ndër vite.
Tetari është shumë i vështirë për tu kuptuar. Ka diçka mes teknikës dhe reales. Është një ngërç për aktorin që t’i futët kësaj loje. Ne kemi pasur shkollim shumë të mirë. Nëse shohim këtë shfaqje do shohim që është një lloj shkrimi, është një film. Është dialogu i Zhustit, është një shkollë e veçantë. Ideja është kjo; një biznesmen që e ka vënë pasurinë me shumë djersë, kalon në një qytet që bëhen karnavale, ka defekt
Aty ndodh gjithçka, në një darkë miqsh. Është si një shkollë, unë vetë kam luajtur në teatër para 7 vitesh dhe para kësaj para 20 vitesh.”, tha Kame. /abcnews.al