Berisha i nxjerr foton me Ramën biznesmenit të arrestuar për lëndët kancerogjene

14:25 | 21/02/202014:250

Zamir Kormuzi është një ndër 6 personat e arrestuar në Vlorë, për lëndën me radioaktivitet të lartë që u kap në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë. Sali Berisha ka publikuar foton e biznesmenit me Kryeministrin Rama, ndërsa thotë se e ka mik për kokë. (“Është vaj motorri”, zbardhet dëshmia e të arrestuarve për lëndën kancerogjene që u kap në tragetin e Vlorës)

Statusi i Berishës

Famozi Zamir Kormuzi, qe importonte kancer per Vloren, mik per koke me Edvin Mafine! sb

Pershendetje dr Z ir Kornuzi menaxheri i kompanise qe silkte helme me traget nga Italia njehet si mik me koke i Edi Rames. Prandaj eshte e domosdoshme te hetohen lidhjet e tyre qofteedhe te biznesit. Ate dje e arrstoj policia por sigurisht e arrestuan pa ditur lidhjen e tij me Edi Ramen. Une po ju nise nje foto ku Zamiri rrine shtruar se bashku me Ramen do perpiqem te gjeje edhe dokumenta te tjera per lidhjet midis tyre, me respekt..

/abcnews.al

Ndërkohë ish- deputeti i PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar me një status në “Facebook” ku edhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë duke u shprehur se krimi i raportuar sipas tij nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin.

Statusi:

Cfarë po i bëni Vlorës?
Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!

Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.

Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli (shih foto 1).
Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama (shih foto 2).
Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.

Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?

Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.

Ky krim në Vlorë është më i rëndi!

Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono