Biznesi në vështirësi për shkak të krizës energjitike, Jaka: shumë fabrika rrezikojnë të mbyllen

schedule15:34 - 25 Shkurt, 2022

schedule 15:34 - 25 Shkurt, 2022

Nga Eblina Mile

Bizneset shqiptare kanë kërkuar një zgjidhje të menjëhershme në lidhje me çmimet e energjisë  të cilat kanë arritur pikun në tregjet ndërkombëtare. Nikolin Jaka Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u shpreh se shumë  fabrika janë në vështirësi dhe mund të degradojnë deri ë mbyllje të  biznesit. Ata i bëjnë apel qeverisë që të ulen në diskutime për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Një nga zgjidhjet sipas biznesit do të ishte stimulimi i prodhimit të energjisë diellore.. Në një deklaratën e përbashkët bizneset kanë theksuar se është e rëndësishme që të hiqet kufizimi për prodhimin e energjisë nga panelet pasi aktualisht lejohet vetëm për kapacitetit 0.5 MegaWat .

Bizneset presin një reagim nga qeveria, deri në datën 10 mars 2022, përndryshe sipërmarrja private  do të  marrë vendim për qëndrime të mëtejshme. Për sipërmarrjet prodhuese, shpenzimet për energjinë elektrike zënë një pjese të konsiderueshme të kostos së prodhimit të çdo produkti e cila varion nga 20-40%, në varësi të teknologjisë së instaluar që përdoret për prodhim industrial./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!