Biznesi në krizë mbijetese, Jaka: Qeveria të ulët me ekspertë për të gjetur zgjidhje reale

schedule15:09 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:09 - 14 Shtator, 2020

Nga Erblina Mile

Konsumi ka pësuar rënie drastike në vend, duke vënë në vështirësi edhe bizneset.

Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka deklaron se shqetësues mbetet fakti se konsumi ka rënë edhe në drejtim të blerjes së produkteve ushqimore.

Ndërsa bizneset e vogla janë ato që nuk po dinë si të reagojnë në këtë situatë, duke u detyruar në shumë raste të mbyllin edhe aktivitetin.

“Po ti referohemi bizneset klasike që janë në kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin , zinxhiri i produkteve ushqimore ka pësuar rënie të fuqisë blerëse, kjo është  normale në një kohë që ka rritje të  papunësisë dhe mbyllje të vendeve të punës  e sidomos  mbyllje të sipërmarrjeve të vogla,  por edhe  të mëdha dhe kjo sjell rënie të fuqisë blerëse. Duhet kujdes për të  bërë një ekuilibrim për të ardhmen”, ka thënë Jaka.

Biznesi i bën apel qeverisë që të  ulet në tryezë me biznesin dhe ekspertë për të gjetur edhe mënyrën se të rikthehet besimi në ekonomi.

Në po bëjmë një mbledhje të të gjithë praktikave që po bëhet në vendet e rajonit dhe në BE, dhe do ja paraqesim qeverisë se si do të jetë qasja e qeverisë shqiptare për të rimëkëmbur ekonominë.

Është kjo sipërmarrje që kontribuon rreth 85 të Gdp dhe po kjo sipërmarrje ka 80 % të punësimit është e rëndësishme që të ndiqen praktikat e rajonit por sidomos duke iu nënshtruar dialogut dhe konsultimeve të ekspertëve të sipërmarrjes. Sipërmarrja e gatshme të japë eksperiencën për diskutim me  ekspertët”, është shprehur Jaka.

Ndërkohë  në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit  dhoma e tregtisë kërkon që të  merren masa konkrete dhe jo të mbeten vetëm disa konstatime.

 “ Të mos të ngelemi në kuadrin e prezantimit të raportit të radhës por të ketë ndërhyrje të drejtpërdrejta për të parë se ku do të bëhet ndërhyrja. Nëse ne intimidojmë një qeveri si më e korruptuara në rajon, dhe nga ana tjetër nuk marrim asnjë masë do të thotë se nuk bëjmë asgjë vetëm leximin e raportit të radhës”, ka thënë ai.

Faza post-Covid po rezulton e vështirë për biznesin shqiptar i cili edhe më parë vuante nga një sërë problematikash.

/abcnews.al/