Biznesi kundër, Jaka: Paketa fiskale të tërhiqet, jemi në krizë, TVSH të ulet në 5 %

schedule16:08 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:08 - 4 Nëntor, 2021

Nga Erblina Mile

Ndryshimet fiskale të propozuara për vitin e ardhshëm janë kritikuar nga biznesi. Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka  i kërkoi qeverisë të tërheqë paketën fiskale dhe të ulet të diskutojë me biznesin për nevojat emergjente.

Të rrezikshme përcaktojnë ndërhyrjet fiskale në sektorin prodhues. Sipas Jakës heqja e rimbursimit të TVSH-së dhe taksimi i gazit do të rrisë kostot të cilat do reflektohen në çmime.

Industria e përpunimit të qumështit ka kundërshtuar taksimin e qumështit pluhur me rreth 100 lekë për kg. Ata kanë propozuar përjashtimin nga kjo taksë për të gjitha fabrikat që e përdorin qumështin pluhur si lëndë të parë për produktet e qumështit.

Dhoma e Tregtisë ka përgatitur një listë me propozime që do t’i dorëzohen qeverisë dhe kanë në fokus politika mbështetëse në këto kohe krize të rritjes së çmimeve.

Aktualisht paketa fiskale është në diskutim në komisionet parlamentare. I vetmi ndryshim që është vlerësuar nga biznesi është rritja e pagës minimale nga 30 mijë në 40 mijë me taksë zero si dhe rritja e fashës së pagave që taksohen me 23% nga 150 në 200 mijë.

Propozimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

1.Hartimi e një strategjie kombëtare për promovimin e produkteve vendase

2. Një fond garancie prej 500 milion euro, për kredi për bizneset prodhuese

3.Politika subvencionuese për fermat bujqësore dhe blegtorale

4.Aplikimi i një normë të TVSH-së prej 5% për produktet bazë ushqimore.

5.Krijimi i një fondi prej 100 milion euro për industritë prodhuese dhe tregun për eksport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!