“Biznesi i vogël paguan zero taksa”, Rama: Ndryshojmë nga e djathta, rrimë në mes me zemrën majtas!

schedule15:28 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:28 - 24 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat foli edhe për biznesin e vogël. Ai u shpreh se biznesit të vogël i janë bërë lehtësime nga pikëpamja fiskale, duke theksuar se nuk ka asnjë vend tjetër në Ballkan, ku një biznes të vogël paguan zero taksa, ashtu si në Shqipëri.

“Biznesit të vogël i kemi bërë sistemin më të lehtë nga pikëpamja fiskale që ekziston në Europë. Nuk ka në Ballkan një tjetër shtet ku biznesi i vogël paguan zero taksë, nuk ka është vetëm Shqipëria. Kjo është ajo pjesa e majtë e jona. Ndërkohë që e djathta e ashtëquajtur shqiptare e kishte ndryshe. Biznesi i vogël paguan më shumë se biznesi i madh. Ndaj ne jemi ndryshe, ne nuk kemi shkuar as djathtas dhe as majtas. Jemi një parti që rrimë në mes dhe zemrën e kemi majtas”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!