Biznesi i vogël në Britani kundër kompanive të mëdha: Ka pabarazi në vendosjen e kufizimeve

schedule08:29 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:29 - 13 Nëntor, 2020

Pronarët e dyqaneve të pavarura në Britani janë më shumë se të zemëruar për faktin se disa prej rivalëve të tyre të mëdhenj – kompanitë e mëdha po bëjnë atë që duan, duke mbajtur hapur dyqanet, të cilat tregtarët e vegjël janë të detyruar të mbajnë mbyllur.

Ndërkohë krishtlindjet po afrohen dhe kjo është periudha më e mirë e vitit për pjesën më të madhe të tregtarëve dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por ky vit, për shumë nga ata rrezikon të transformohet në një dramë ekonomike.

Ata ndihen të shqetësuar pasi kanë porositur shumë gjëra për këtë periudhë, të cilat nuk do të mund t’i shesin dot.

Një pjesë e tyre po përpiqet të shesë sa më shumë artikuj online duke përfituar dhe nga klientët, por kjo nuk mjafton. Në Mbretërinë e Bashkuar, artikujt për dhurata dhe veshjet, klasifikohen si jo thelbësore dhe dyqanet që i tregtojnë janë mbyllur. Në ndryshim nga dyqanet ushqimore dhe farmacitë të cilat vijojnë të jenë hapur.

Nëse në Francë, supermarketeve i është urdhëruar të mos sheshin gjëra jo të domosdoshme, në Britaninë e Madhe janë supermarketet që interpretojnë rregullat në mënyrën e tyre.

Kompanitë e mëdha kanë nga ana e tyre dhe studio ligjore që i ndihmojnë të marrin vendime të tilla. Një avantazh që rivalët e tyre të vegjël të dyqaneve nuk mund ta kenë. Gjoba maksimale për thyerjen e rregullave është 10 mijë stërlina. Shumë e papërfillshme për një kompani të madhe, por për një aktivitet të vogël të mbyllur prej kohësh, është një dramë.

Tregtarët e vegjël shpresojnë se qeveria e Boris Johnson do i dëgjojë dhe do i ndihmojë të shpëtojnë Krishtlindjet. Por nuk i ushqejnë vetes shumë iluzione./abcnews.al