Biznesi i huaj “vuan” për punonjës, Confindustria italiane: Në Shqipëri nuk ka profesionistë

schedule14:27 - 21 Mars, 2023

schedule 14:27 - 21 Mars, 2023

Sipërmarrja italiane që operon në Shqipëri ka shumë mangësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar sidomos në sektorin e teknologjisë. Sergio Fontana, president i Konfindustrisë Italiane në Shqipëri i bën apel qeverisë që të investojë në shkollimin e të rinjve dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen të gjejë mënyra që ata të mos largohen.

“Në Shqipëri ka shumë kompani italiane të cilat kanë nevojë për kapital njerëzor. Pothuajse në të gjithë sektorët kemi mangësi por sidomos në atë të teknologjisë së informacionit. Kërkesa që ne kemi ndaj qeverisë është që të gjenden mekanizma në bashkëpunim me sipërmarrjen për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri. Duhet të investohet në edukim dhe formimin profesional.”

Thekson se rritja e pagave është një domsodoshmëri për të mos lejuar që punonjësit e kualifikuar të mos largohen.

“Pagat janë një element i rëndësishëm për mbajtjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Por kjo do të thotë që të rrisësh pagat duhet të rrisësh edhe aktivitetin e kompanive. Megjithatë në këtë rast mund të ndërhyhet për të përmirësuar të tjera aspekte të mirqënies së punonjësve”

Qeveria vendosi që të rrisë pagën minimale e cila që prej 1 prillit do të jetë 40 mijë lekë ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të ndërhyjnë edhe në  nivelin e pagave të mesme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!