“Biznesi fason në vështirësi”, Prençe: Kemi sjellë punëtore nga vendet e treta, rënia e fuqisë blerëse në Evropë një tjetër faktor

schedule14:35 - 19 Maj, 2023

schedule 14:35 - 19 Maj, 2023

Kryetar i Shoqatës se Biznesit Fason, Edvin Prençe në një lidhje direkte për “Sheshin e Dollarit” ka folur në lidhje me situatën që ndodhet biznesi fason në vendin tonë dhe për efektet që ka sjellë luhatjet e kursit të këmbimit.

Pençe është shprehur se këtë situatë të zymtë ai e shiko deri në shtator dhe sipas tij deri më tani ndikimi më i madh në këtë biznes është mungesa e fuqisë punëtore.

Sipas tij është e rëndësishme që të hartohen politika mbështetëse në këtë drejtim pasi me këtë trend do të kemi një situatë shumë më të vështirë që mund të çojë deri në mbylljen e shumë bizneseve të kësaj natyre.

Ndikimi i trendit të uljes pritet që të vijojë deri në shtator, dhe ndikimin e ka pasur te lëndët e para dhe ajo me të cilën po përballemi është dhe kursi i këmbimit. Kësaj duhet që ti shkojmë edhe kostot që janë në rritje dhe ajo që është e rëndësishme është qëndrueshmëria e ekonomisë,. Qëndrueshmëria e tregut është një politikë që ndikon edhe në kursin e këmbimit me aq sa është e mundur të bëhet por deri më tani interesat janë për një treg të lirë,, por optika tregohet në lidhje me eksportet e këtij vendi që do të ndikojë në ekonominë shqiptare në uljen e kostos. Po shikojmë deri tani vetëm efektet negative, ka dhe një mungesë të theksuar punonjësish, ku edhe turizmi do e ndjejë shumë këtë sezon, këtu nuk besoj se ndiko paga por politika që ndjekin që bën që njerëzit të largohen.

Mund të themi se frika jonë më e madhe është se ka shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë. Të jashtëm është se forca blerëse në Evropë po shkon drejt rënies dhe magazinat në vendet evropiane janë të tejmbushura pasi nuk ka shitje ndaj shpresojmë që në shtator të ketë një tjetër start ndryshe mund të kemi mbylljen e shumë vendeve të punës”, është shprehur Prençe.

Gjithashtu ai është shprehur se harta e vendeve që punojnë dhe bashkëpunojnë aktualisht është ajo që ka qenë deri më tani, dhe për të shpëtuar nga situata e vështirë në të cilën ndodhen është e rëndësishme që të lidhen dhe promovohet produkti shqiptar në vendet skandinave dhe në Britani.

“Harta vendet e para janë Italia me 58%, Gjermania ndikon edhe fakti që thuhet se ka një drejtim si Spanja, Greqia etj që thuhet sa ka rritje por nuk ka influencë të madhe tregu është aty ku është. Lobimet që po bëhen janë në vendet skandinave në Britani, për të qenë pjesë e ankandeve në mënyrë që të njohim t tjerët me mallrat tonë.

Ajo që kemi kërkuar është paketa manifakturë, pasi meqë ka eksperiencë prej 30 vitesh duhet që të dalë e të bëhet prodhues i vetvetes. Shumë shtete nuk e njohin Shqipërinë si prodhues apo vend turistik ndaj e rëndësishme është promovimi sa më shumë i saj”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se deri më tani për zëvendësimin e fuqisë punëtore të munguar janë marrë rreth 400 punonjës nga Nepali dhe Filipinet.

“Nepali dhe Filipine që janë rreth 400 punonjës që kanë ardhur në rrugë zyrtare me marrëveshje me autoritetet e vendeve. Ky do të jetë edhe trendi i së ardhmes, dhe për të mbijetuar ne jemi të detyruar që të orioentohemi drejt këtij trendi. Edhe pse ne nuk jemi shumë dakord me këtë pasi do ishte më mirë

Arrin deri në 500 dollarë kostoja e sjelljes së tij, punonjësit paguhen njëlloj si shqiptarët, dhe kanë një trend më të lartë të produktivitetit te këto punonjës, që shpresojmë që një trend i tillë të ketë dhe një ndikim te punonjësit shqiptare. Deri në shtator ne e shikojmë të zymtë situatën dhe ajo që mund të na shpëtojë është reagimi i qeverisë pa pasur mbështetjen dhe ndërhyrjen e saj me politika zhvilluese e shikoj shumë të zymtë situatën”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnewws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!