Nënë e bir janë arrestuar nga policia greke me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.
Së bashku me djalin e saj, gruaja i shiste drogë përdoruesve në Chania dhe duke zhvilluar “biznesin familjar” kishin fituar para të konsiderueshme.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre mbrëmjen e së enjtes, policia gjeti 98.5 gram kanabis të papërpunuar, 85 gram kanabis të përzier me duhan, dy peshore elektronike si dhe sekuestruan 7220 euro Cash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Të dy u arrestuan dhe u dërguan në prokurorinë publike të Chania, i cili i ndoqi penalisht për posedim dhe trafik droge./Abcnews.al/

