Biznesi amerikan kritika të forta për sistemin tatimor

schedule15:48 - 16 Mars, 2021

schedule 15:48 - 16 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

Biznesi i huaj ka kërkuar ndërhyrje thelbësore në ligjin tatimor. Presidenti i dhomës Amerikane të Tregtisë Enoi Jaço  theksoi se legjislacioni që përdoret aktualisht krijon shumë keqinterpretime duke dëmtuar klimën e të bërit biznes si dhe thithjen e investitorëve të huaj.

“Është një ligj shumë i vjetër që nuk e ka strukturën moderne të raportimit financiar ndërkombëtar”, shprehet ai.

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj theksoi se tashmë ka nisur diskutimi për të hartuar një strategji të re të sistemit tatimor.

“Viti 2021 do të fillojë punën për hartimin e një ligji të ri”, thekson ajo.

Një tjetër shqetësim i ngritur është edhe vonesa në rimbursimin e TVSH-së.Sipas të dhënave të ministrisë së financave gjatë 2020 detyrimet e prapambetura nga rimbursimi TVSH-së  ishin 9.7 mld lekë të pa shpërndara për bizneset ose 78.7 milion euro.

“Do ketë ndjekje sa shpejt bëhet kontrolli për të mbyllur procesin e rimbursimit”, tha Ibrahimaj.

Por drejtorja e Ttaimeve deklaroi se që nga muaji prill rimbursimi i TVSH –së për bizneset do të jetë online.

biznesi amerikan ngriti shqetësime edhe në lidhje me funksionimin e sistemit informatik si dhe proçedurat  që ndiqen për çregjistrimin e bizneseve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!