Nga Erblina Mile
Qeveria shqiptare ka dhënë një mbështetje më të vogël financiare për bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Banka e Shqipërisë ka bërë një analizë të efekteve të mbështetjes së bizneseve me kredi dhe thekson se aplikimi i skemave të garancisë sovrane në vendet e rajonit dhe në Bashkimin Europian ka qenë më intensiv.
në një këndvështrim krahasues për vendet e rajonit, vihet re se qeveritë kanë prezantuar një paketë të garancisë sovrane mesatarisht rreth 2% të pBB-së ndërsa Shqipëria rezulton nën 2%. Serbia dhe Mali i Zi janë vendet që e kanë raportin mbi këtë mesatare, rreth 4.4% dhe 2.7% përkatësisht. Ndërkohë në vendet e zhvilluara të Evropës, fondet e vëna në dispozicion nga qeveria për garanci.
sovrane arrin në 12% e pBB-së, ndërsa për vendet e tjera të Be-së më pak të zhvilluara si Polonia ky raport është rreth 8.5%.
Në Shqipëri u aplikuan dy skema e para 11 miliardë lekë e cila do t’u akordohej bizneseve nga bankat e nivelit të dytë, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për pagat e punonjësve. Ndërsa paketa e dytë financiare e miratuar për bizneset ishte 15 miliardë lekë, e cila mund të gjejë përdorim si në mbulimin e nevojave për kapital qarkullues, ashtu edhe për investime. Por edhe nga këto dy skema janë lëvruar vetëm 38 % e totalit pasi bizneset nuk treguan interes për shkak të kushteve të vendosura.
Ndërkohë një tjetër mbështetje për bizneset ka qenë edhe shtyrja e kësteve të kredive nga e cila kanë përfituar bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe atë të turizmit, të cilët janë dhe sektorët me rënien më të madhe të aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë ndikimi financiar i kësaj mase është rreth 23.3 miliardë lekë likuiditet të çliruar për bizneset, ose rreth 11% e fondit të pagave që paguajnë bizneset gjatë një viti. ndërkohë, për individët vlerësohet një likuiditetit më i ulët i çliruar, rreth 3.5 miliardë lekë. /abcnews.al