Bizneset shpalosin propozimet për partitë/ Kërkojnë reforma që mbështesin zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë

schedule15:21 - 13 Mars, 2025

schedule 15:21 - 13 Mars, 2025

Biznesi ka prezantuar listën me kërkesat e tyre  në prag të zgjedhjeve parlamentare.Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka ka renditur si një prej pikave më të rëndësishme ,drejtuar politikës reformat që duhet të ndërmerren në kuadër të integrimit  në Bashkimin europian.

Pavarësiht përparimeve të deritanishme biznesi bën apel që të punohet më shumë në  drejtim të reformës në drejtësi pasi në gjykatë ka ende stok të dosjeve të patrajtuara.

Po ashtu sipërmarrja ka propozuar ndryshim të sistemit fiskal në vend.

Duke qenë se kohët e fundit turizmi ka pasur një zhvillim të ndjeshëm sipërmarja ka bërë apel për më subvencione ne paga e sigurime per punonjesit sezonal te turizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!