Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset raportojnë fitime/ BSH: Ecuria e shitjeve vlerësohet në rritje

schedule14:05 - 27 Prill, 2025

schedule 14:05 - 27 Prill, 2025

93% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë  raportuar rritje të fitimit. Ecuria e shitjeve vlerësohet pozitive dhe në rritje krahasuar me një vit më parë. Vlera më e lartë e indeksit është regjistruar në ndërmarrjet e mëdha dhe ato të sektorit të ndërtimit, ndërsa rritja e më e shpejtë e tij gjatë periudhës rezulton te ndërmarrjet e mesme dhe ato të sektorit të shërbimeve.

Kjo lidhet direkt me fluksin turistik që po  përjeton vendi ynë këto vitet e fundit. Bizneset kanë  vlerësime edhe më pozitive për gjysmën e parë të vitit 2025. Të tre grupet e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha presin rritje të mëtejshme të shitjeve dhe të rezultatit financiar.

Sa iu përket sfidave të aktivitetit gjatë periudhës, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme kanë cilësuar “konkurrencën” dhe “gjetjen e tregut”, ndërsa ndërmarrjet e mëdha kanë veçuar “kostot e financimit” dhe “disponueshmërinë e stafit”. Pesha e ndërmarrjeve që kanë hua për të paguar nuk ka treguar ndryshim të rëndësishëm gjatë periudhës.

Rreth 36% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar. Kjo peshë ka shënuar një rënie prej 1 %krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 84% e ndërmarrjeve e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes, ndërsa ndërmarrjet e vogla vijojnë të shfaqin kërkesë më të lartë për financim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!