Bizneset protestë në Vlorë: Merrni masa për pusetat dhe qentë, policia selektive për muzikën

schedule17:09 - 15 Maj, 2021

schedule 17:09 - 15 Maj, 2021

Nga Elton Nika

Sipërmarrësit e lokaleve të zonës historike në Vlorë kanë mbyllur qepenat në shenjë proteste. Sipas tyre policia bën kontrolle selektive. “Prezenca e policëve në zonë nuk është mirë. Ne po e ngremë punë duke organizuar evente që të vijnë turistë. Mos përfshirja e policisë në të gjitha ambientet mos na vijnë vetëm neve mos jenë selektivë. Ne na kërkon të ulim muzikën në lungomare jo” tha njëri.

Ankohen dhe ndaj bashkisë. Ata thonë se zona përreth lokaleve nuk pastrohet dhe kanalizimet e amortizuara përhapin erë të keqe. Të rrezikuar janë dhe fëmijët. “Ky pus ka këtë kapak që mund ta hapin dhe fëmijët dhe mund të bien brenda”.

Lagjia Muradie është nga më të frekuentuarat nga turistët. Administratorët e subjekteve thonë se por nuk pati reagim nga bashkia pushuesit nuk do e vizitojnë.

“Të marrin masa pastrimin e zonës, të mbyllin kapakët e pusetave, për qentë endacakë dhe kalimin e motoçikletave që janë problem në këtë zonë turistike që frekuentohet nga turistët. Janë prezente këto probleme për një kohë të gjatë ja kemi prezantuar dhe bashkisë, kjo do pengojë ardhjen e turistëve, s’mund ta bëjmë vetëm. Pastrimin në të gjithë zonën” thanë ata.

Një muaj më parë bizneset e Vlorës kanë biseduar në zoom me kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe këshillin bashkiak. Ata ju i garantuar se brenda një kohë të shkurtër problematikat do të zgjidhen. Por deri më tani asnjë kërkesë e tyre nuk është zgjidhur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!