Bizneset në turizëm humbje të konsiderueshme deri në 100 mijë euro, realizuan 10% të xhiros

schedule16:47 - 14 Tetor, 2020

schedule 16:47 - 14 Tetor, 2020

Dëmi që kanë pësuar bizneset në sektorin e turizmit rezulton të jetë më i madh nga sa mendohej.Një sondazh i fundit i bërë në agjencitë e tur-operatorëve dhe agjencitë turistike  ka nxjerr në pah se  ata kanë realizuar një xhiro vetëm prej 10% nëse e krahasojmë  me një vit më parë.

Zv/Kryetari i ATOA-s Kliton Gërxhani thekson se këto të dhëna tregojnë krizën reale në të cilin ndodhet ky sektor.

“Pothuajse e 60 % e të pyeturve kanë bërë më pak se 10% të xhiros së 2019 nëse e krahasojmë me 2020. Gjë është shumë larg 64% që u fol në media që turizmi mori 64 % të punës së vjetshme.”

Shqetësues mbetet edhe fakti se 86% e këtyre bizneseve nuk presin përmirësim të aktivitetit në muajt në vijim. Ndërsa humbjet  tek bizneset janë të konsiderueshme dhe arrijnë deri në 100 mijë euro tek bizneset e mëdha.

“Gjysma e humbjeve ishte në hapësirën deri në 20 mijë euro që nuk është e vogël për këto agjenci. Ndërsa bizneset e mëdha kanë humbje mbi 100 mijë euro.”

Ky sondazh ka nxjerr në pah ndër të tjera se ka pasur një përgjysmim të numrit të punojnësve .Gjatë 2020  bizneset e mëdha që kishin të punësuar  deri në 35 persona aktualisht nuk kanë më shumë se 13.

Humbjet e biznesit në 2020

49%   20 mijë euro

21%    100 mijë euro

16%    20-50 mijë euro

14%    50-100 mijë euro  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!