Përballë ngarkesës së madhe të gjykatave dhe vonesave që shkaktojnë proceset e gjata ligjore, bizneset në Lezhë po zgjedhin një alternativë më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme, ndërmjetësimin. Ky proces jashtë sistemit gjyqësor u jep palëve mundësinë të arrijnë një marrëveshje të detyrueshme ligjërisht, e cila zbaton të njëjtin autoritet si një vendim gjykate, por brenda një periudhe shumë më të shkurtër.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Pashk Palokaj, thekson se kjo qasje e re ishte e domosdoshme prej kohësh, pasi çdo ditë e humbur në procedura të stërzgjatura përkthehet në humbje për bizneset.
Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, Drita Avdyli, nënvizon se ndërmjetësimi lehtëson barrën e gjykatave dhe krijon një terren ku palët mund të gjejnë zgjidhje duke ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe pa u futur në beteja të gjata ligjore.
Falë këtij mekanizmi, konfliktet mes administratës publike dhe sektorit privat, ashtu si edhe mosmarrëveshjet mes sipërmarrësve apo punëmarrësve, mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër. / abcnews.al /

