Bizneset me mungesë në staf/ Në Lezhë sipërmarrjet nuk kanë as 50% të punëtorëve, Palokaj: Duhen nisma të forta

schedule11:56 - 29 Maj, 2023

schedule 11:56 - 29 Maj, 2023

Bizneset nga viti në vit po vuajnë akoma edhe më shumë mungesën e krahut të punës, të kualifikuar dhe jo të kualifikuar, kjo për shkak të ikjes masive të të rinjve.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Pashk Palokaj shprehet se në Lezhë sipërmarrjet deri më tani nuk kanë plotësuar as 50% të nevojës punëtore.

Ai ka theksuar se do të bëjë një kërkesë në Ministrisë e Arsimit, që viti akademik për studentët të bëhet nga 15 shtatori, deri në 15 qershor që studentët të jenë kontingjent për punë gjatë verës.

Sipas për këtë problematikë duhet marrë masa të forta nga qëveria dhe nga vetë sipërmarrjet.

Edhe këtu në Lezhë, problemi i krahut të punës është  një problem shqetësues dhe vjen duke u rritur nga viti në vit.

Sipas informacioneve që kemi, gjithë sipërmarrja e turizmit nuk kanë arritur të kapin numrin që duhet për të ofruar shërbimet.

Deri më sot, ky numër nuk ka arritur as 50%. Në emër të Dhomës së Tregtisë Lezhë, do t’i kërkojë një kërkesë Ministrisë së Arsimit, që cikli i sistemit të lartë arsimor të adaptohet nga 15 shtatori, deri në 15 qershor dhe gjithë kjo armatë e studentëve do të ishte një kontingjent e madh për turizmin.

Nuk ka krah tjetër të lirë të punës, sepse ika masive e të rinjve, sidomos të kualifikuar ka krijuar një boshllëk të madh që po e vuan shumë sektori i turizmit dhe sektori i ndërtimit.

Tjetër zgjidhje nuk shohim. Të ardhurve nga jashtë, për mua është diçka që nuk ka funksionuar, sidomos në turizëm. Nuk adaptohen, pjesë më e madhe po e përdorim vendin tonë si trampolinë për të shkuar në vendet e tjera.

Sektori i turizmit thith nga 4 mijë deri në 6 mijë vende pune në sezon, mos më tepër në shkallë qarku. Të ardhurat kalojnë në shifra mbi 150 milion euro. Pra është një sektor që do vëmendje përkushtim dhe do nisma të forta nga qeveria, por edhen nga ne si sipërmarrje” tha Palokaj.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!