Që nga 1 janari i vitit 2022 rreth 7400 biznese duhet ta sigurojnë energjinë elektrike ne treg të lirë.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka bërë me dije se tashmë ka mundësuar sistemin për daljen e këtyre bizneseve në treg të lirë sipas rajoneve. Në rast se bizneset nuk do të lidhin një kontratë deri në 1 janar atëherë energjia që do ti ofrohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike do të jetë më i shtrenjtë pasi do të llogaritet në bazë të çmimit në bursa.
Përllogaritja për këtë kategori do të bëhet nga Enti Rregullator çdo muaj. Për shkak të krizës energjetike çmimi i energjisë ka pësuar një rritje rekord duke kapur vlera deri në 350 euro MW/H. Kjo mundësi furnizimi për bizneset nga OSHEE do jetë deri në vitin 2024 dhe më pas do të merren masa më drastike duke i ndërprerë energjinë elektrike.
OSHEE ka bërë publike edhe listën përkatëse të bizneseve që do të dalin në treg të lirë ku secili sipas rajoneve mund të identifikohet me numrin e kontratës që ka si dhe me numrin e matësit. /abcnews.al