Përmirësohet besimi në ekonomi. Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e ndjesisë ekonomike për dhjetorin i cili është rritur me 2.7% për të dytin muaji radhazi, pas një viti në rënie për shkak të krizës së çmimeve. Ndikim në këtë tregues ka pasur sektori i ndërtimit dhe i industrisë por edhe pritshmëritë e konsumatorëve.
Treguesi i besimit të industrisë rezultoi në rritje me rreth 2.9 %krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga përmirësimi i të gjithë treguesve .Kompanitë e industrive në vend presin rritje të prodhimit aktual dhe kontratave porositëse. Ndërtimi është një nga sektorët me pritshmëritë më pozitive përsa i përket ecurisë ekonomike në vend.
Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.5% i ndikuar nga aktiviteti ndërtues dhe kontratat porositëse. Edhe shërbimet presin një situatë më të mirë financiare. Treguesi i besimit në këtë sektor shënoi rritje të lehtë me rreth 0.7 pikë përqindje në muajin dhjetor, ndikuar nga performanca më e mirë e ecurisë së biznesit, vlerësimit për rritje të punësimit pritjes për ulje të çmimeve.
Bizneset që operojnë në tregti gjithashtu presin ecuri më pozitive për sipërmarrjet e tyre. Edhe qytetarët kanë pritshmëri më optimiste për gjendjen e tyre financiare gjatë këtyre muajve.Nga vrojtimi i Bankës Qendrore konstatohet se konsumatorët parashikojnë me rënie ecurinë aktuale të çmimeve situatë e cila pritet të vijojë edhe në të ardhmen.
Nisur nga kjo qytetarët parashikojnë të realizojnë më shumë blerje në të ardhmen. /abcnews.al