Bizhuteria mbresëlënëse që Mbretëresha Kamila nuk e heq asnjëherë

schedule14:08 - 19 Korrik, 2023

schedule 14:08 - 19 Korrik, 2023

Mbretëresha Kamila festoi ditëlindjen vetëm 24 orë më parë me familjen mbretërore. Obligimet, megjithatë, nuk ndalen, kështu që ajo mori pjesë në një event, ​​kushtuar poetit anglez William Shakespeare.

Gruaja e Mbretit Karli III bëri sërish përshtypje me stilin dhe sofistikimin e saj, duke zgjedhur një fustan blu mëndafshi, me pika delikate. Detaji që bëri diferencën, megjithatë, ishte byzylyku ​​i saj vintage Van Cleef & Arpels.

Mbretëresha Kamila nuk i ndahet xhevahirit në fjalë, element që dëshmon dobësinë që ajo ka por edhe vlerën emocionale që fshihet pas byzylykut në fjalë.

Ndoshta, është një dhuratë nga burri i saj i dashur ose një anëtar i familjes së saj./abcnews.al