“Bitcoin mbetet monedha më e sigurt”, Ndreca: Vëmendja nga tregu i kriptomonedhave u largua që nga koha e pandemisë

schedule14:30 - 20 Tetor, 2023

schedule 14:30 - 20 Tetor, 2023

Eksperti i tregut të Kriptovalutave, Henri Ndreca foli për “Money Report” për tregun e kriptovalutave. Gjatë kësaj interviste ai shpjegoi se vëmendja nga tregu i kriptomonedhave është larguar që nga koha e pandemisë, duke shtuar se Bitcoin mbetet monedha më e sigurt.

“Shumica e tregut është në stanjacion si pasojë e faktorëve makroekonomikë, ku lufta ka marrë vëmendjen kryesore. Kriptomonedhat cilësohen si asete më spekulative dhe në këto raste nuk marrin shumë vëmendje. Bictoin gjatë muajt e fundit është përfolur që të provohet një fond i posaçëm në Amerikë. Fondet kryesore amerikane dhe menaxherët e mëdhenj të aseteve kanë aplikuar pranë Komisionit të Letrave me vlerë dhe është pritur kjo marrje vendimi që ka zgjatur prej disa muajsh. Ky lloj spekulimi i ka dhënë vlerë Bitcoin përgjithësisht, ndërsa çdo monedhë tjetër nuk ka lëvizur që nga rritja e tregut pas Covid-19 si pasojë e recesionit ekonomik. Është vënë re që tregu i kriptovalutave ka një lidhje me sasinë e parave që janë në qarkullim. Në moment që në qarkullim ka sasi të mëdha likuiditeti dhe bankat qendrore apo bankat e nivelit të dytë kanë politika që favorizojnë kreditë, vihet re që edhe kjo klasë asetesh marrin hov. Por që nga lufta e Ukrainës ku ekonomia pati një lloj ngadalësimi botëror u pasqyrua edhe në tregun e kriptove, në norma më të mëdha se sa tregjet e tjera. Por lufta ka impakt më shumë tek Bitcoin. Amerika është e vetme që ka një qasje më konservatore ndaj përdorimit të kriptomonedhave, ndërsa Europa në qershor aprovoi kuadrin rregullator. Një kuadër më i mirë menduar për kripto që ekziston sot në botë. Amerika eksperimenton me krijimin e një monedhe stabël për bankat qendrore, por është më mbrapa me adaptimin dhe krijimin e një kuadri për monedhat e tjera”, ka thënë ndër të tjera eksperti i tregut të Kriptovalutave./abcnews.al/