Kyrian Nwabueze, sulmuesi i Laçit që kryeson listën e golashënuesve në Superiore, sigurisht që do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë merkato së janarit. Drejtuesit e klubit kurbinas nuk e kanë në plan ta shesin sulmuesin e tyre kryesor tani.
Nwabueze është një nga pikat e forta të Laçit dhe shikohet si i domosdoshëm për të siguruar një vend në kupat e Europës. Gjithsesi në Turqi emri i sulmuesit amerikan ka nisur të lakohet si opsion për tre klube.
Adana Demirspor ka hedhur poshtë lajmet që qarkullojnë, ndërkohë që përmendet si i interesuar edhe Altay, tjetër klubi i ligës së parë turke. Gjithashtu raportohet se edhe ekipi i Rizespor, që garon në Superligën turke, po e ndjek Nwabueze, autor i 14 golave në Superiore. /abcnews.al
https://twitter.com/AryenisSpor/status/1208044001217126400