Lautaro Martinez mbetet shënjestër e klubeve të mëdha. Sulmuesi i Interit po spikat në Serie A dhe verën e shkuar ishte shumë pranë kalimit te Barcelona.
Gjithsesi 111 milion euro, klauzola që e lë të lirë, janë një shifër e madhe dhe katalanasit nuk mund ta paguanin. Ai është pjesë e rëndësishme e Interit dhe tani në garë për të është futur edhe Atletico Madrid.
Gazetta dello Sport raporton se në kampin zikaltër janë shqetësuar për lëvizjet e fundit, pasi klubi spanjoll ka zhvilluar bisedime konkrete me agjentin e Lautaros.
Tek Interi janë të bindur që sulmuesi argjentinas nuk do të largohet dhe shansi i vetëm që Atletico Madrid ta marrë është duke paguar shumën e 80 milion eurove për ta blerë. /abcnews.al