Tensionet dhe situata e krijuar së fundmi në Ukrainë, pritet që me 10 janar SHBA dhe Rusia të nisin negociatat për kontrollin e armëve bërthamore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmin në lidhje me këtë takim e ka bërë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë.
“Shtetet e Bashkuara janë të etur për të hyrë në një dialog me Rusinë,” ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë zyrtari amerikan ka bërë me dije se pritet që një takim mes Rusisë dhe NATO-s të zhvillohet më 12 janar, i ndjekur më 13 janar nga një takim midis Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Shtetet e Bashkuara./abcnews.al