Te Bayern Munchen, po punojnë intensivisht për rinovimin e mbrojtësit austriak, David Alaba. 27 vjeçari aktivizohet prej 10 vitesh me fanellën e bavarezëve dhe është një ndër lojtarët më kryesorë të skuadrës.
Gjithsesi, ai kërkon një pagë faraonike për të rinovuar, duke e parë këtë kontratë të re si kontratën e tij të fundit me mundësinë për të përfituar sa më shumë të ardhura. Plot 20 milion euro në sezon kërkon Alaba, shumë që te Bayern e konsiderojnë të kripur.
Por, Oliver Kahn, pjesë e stafit drejtues te Bayern, ka thënë se po punohet për të gjetur një akord me Alaba, për rinovimin e kontratës me pëlqimin e të dyja palëve. “Jemi në bisedime me Alaban dhe agjentin e tij, jemi shumë pranë rinovimit. Alaba e kupton sa i rëndësishëm është për Bayernin dhe sa shumë e konsiderojmë prezencën e tij këtu”, tha mes të tjerash ish-portieri legjendar./abcnews.al