Mohamed Salah e ka thënë prej kohësh, që gjithçka është në dorë të Liverpool për rinovimin e kontratës së tij.
Sulmuesi egjiptian në verë futet në vitin e fundit të marrëveshjes dhe për momentin rinovimi është larg.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se Salah dhe agjenti i tij nuk do ta pranojnë marrëveshjen e ofruar nga Liverpool.
Bisedimet kanë ngecur që në muajin dhjetor, pasi kushtet e kontratës nuk janë ato që Salah pretendon. Liverpool duhet të rritë ofertën, pasi dëshira e sulmuesit është që të qëndrojë. / abcnews.al
Excl: Salah and his agent have no intention to accept current new contract bid from Liverpool. Talks have broken down since December, as things stand ??? #LFC
Mo’s priority is to stay – but not at current conditions. Let’s see Liverpool next move.
More: https://t.co/QGTdcXpa79 pic.twitter.com/2cAY6KmmkV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 11, 2022