Ish-zëvendësshefi i stafit të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, Darin Selnick, ka deklaruar për programin “Today” të BBC Radio 4 se negociatat për programin e pasurimit të uraniumit të Iranit do të jenë “çështja kryesore” në zhvillimet e ardhshme.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Gharibabadi, ka thënë se shpreson që kuadri i ri të pasohet nga një periudhë negociuese 60-ditore, gjatë së cilës do të diskutohen zgjidhjet për programin bërthamor të Teheranit.
Megjithatë, Selnick shprehet se shqetësimi kryesor i Shteteve të Bashkuara mbetet mungesa e gatishmërisë së Iranit për të negociuar “seriozisht” mbi mënyrën e heqjes dorë nga programi bërthamor, duke theksuar se një qasje e tillë nuk do të ishte e pranueshme për Uashingtonin.
“Nëse presidenti mendon se ata po veprojnë në këtë mënyrë, ai mund të urdhërojë sërish nisjen e operacioneve ushtarake,” ka paralajmëruar ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!