Bisedime “konstruktive” mes Putin dhe të dërguarit të SHBA

schedule21:40 - 25 Prill, 2025

schedule 21:40 - 25 Prill, 2025

I dërguari i SHBA Steve Witkoff dhe presidenti rus Vladimir Putin patën bisedime “konstruktive” në Moskë këtë të premte. Zëdhënësi i Presidentit rus tha për mediat e huaja se bisedimet zgjatën për gati 3 orë.

Yuri Ushakov tha se mundësia e rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta nga Rusia dhe Ukraina ishte një pikë e veçantë diskutimi.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë detaje të asaj që u diskutua gjatë takimit. Por, më parë Presidenti Donald Trump tha se puna për të arritur një marrëveshje paqeje midis dy palëve po shkonte “pa probleme”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë, duke fajësuar Moskën për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të mëparshëm të paraqitur nga SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!