Bisedë virtuale, Kate dhe Princi William surprizojnë nxënësit dhe stafin e shkollës

schedule08:55 - 10 Prill, 2020

schedule 08:55 - 10 Prill, 2020

Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij, Kate zhvilluan një bashkëbisedim virtual me nxënësit e një shkollë fillore, e cila ështe e hapur për fëmijët e stafit të vijës së parë që luftojnë me pandeminë e koronavirusit.

Çifti mbretëror që ndodhen në shtëpinë e tyre në Norfolk biseduan me stafin e shkollës dhe nxënësit në Akademinë Fillore Casterton në Burnley, në veri-perëndim të vendit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u surprizuan nga nxënësit, të cilët kishin vendosur në kokë veshët e lepurushit, në pritje të festës së Pashkëve. “Nëse do ta dinim, do ta vendosnim edhe në tonën,” bëri shaka William.

Dy fëmijë, Harris dhe Lloyd, treguan fotografi të vizatuara me dorë për nënat e tyre dhe thanë që ishin të lumtur që ishin në shkollë.

Çifti mbretëror gjithashtu foli me stafin për pengesat e përfshira në mësimdhënie gjatë një pandemie dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre, duke theksuar se “duhet të jetë një lehtësim  për të gjithë prindërit që janë punëtorë kryesorë të dinë se fëmijët e tyre kanë kanë një vend të sigurt. ”

Vizita virtuale vjen teksa Britania po hyn në atë që shkencëtarët thonë se është faza më vdekjeprurëse e shpërthimit./abcnews.al

 

https://www.instagram.com/tv/B-u9NW2l1OH/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!