Mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçic, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer. Kreu I shtetit serb theksoi se vendi I tij do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.
Ai shtoi se ky kompromis do të ruajë interesat kombëtare të serbëve dhe Serbisë.
Gjatë bisedës u ra dakord se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për përparimin politik e ekonomik të të gjithë rajonit. /ABC News Albania 24/7