“Bisedë e ngrohtë e miqësore,” Kremlini për bisedën Putin-Xi Jinping: Marrëdhëniet tona s’kanë qenë kurrë kaq të ngushta

schedule16:02 - 15 Qershor, 2022

schedule 16:02 - 15 Qershor, 2022

Më herët gjatë ditës së sotme presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin patën një bisedë telefonike. Tashmë, Sky raporton se për Kremlini ka thënë se biseda ishte e “ngrohtë dhe miqësore”, ndërsa të dy liderët ranë dakord që marrëdhëniet kino-ruse janë në “një nivel të lartë të paprecedent.”

Sipas Kremlinit, ata diskutuan gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të tyre ushtarake – megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm në këtë aspekt.

Sa i përket situatës në Ukrainë, Kremlini tha se presidenti Xi kishte “vënë në dukje të drejtën e veprimeve të Rusisë për të mbrojtur interesat e saj thelbësore kombëtare”.  Kujtojmë se Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, por gjithashtu e ka shmangur kryesisht përfshirjen deri më tani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!