TIRANË- Abc News, ka siguruar dosjen e SPAK për operacionin e fundit që u finalizua me arrestimin e 4 personave, mes të cilëve edhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë Erzen Breçani. Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni “Sky” rezulton se personat përdorin nofka të ndryshme
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton së në këto biseda flitej për ngarkesa të mëdha kokaine nga 200 kilogramë deri në 1 ton. Kjo sasi e madhe droge organizohej dhe nisej nga Ekuadori, Brazili apo Kolumbia drejt Roterdamit ne Holandë në Belgjikë.
Nofkat “daja”, “dajloki”, “transporter”, “boli”, “toni”, “Kukësi” rezultojnë në biseda dhe individë të paidentifikuar me nofkën “elb” ose “elb nissan “.
Po ashtu, spikasin edh nofkat e tjera, konkretisht “batman “, “lambo” , “beratsi”.
Të enjten, Erzen Breçani, Bujar Ajeti, i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati do të dalin para gjykatës pët tu njohur me masën e sigurisë.
Ndërkohë Ervin Mata është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se ndodhet jashtë vendit/abcnews.al