Policia italiane ka vënë në pranga një 39 vjeçar shqiptar i cili u kap me 37 kilogram marijuanë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë i mundur në kuadër të operacionit anti drogë që u zhvillua në Treviso nga skuadra policore e Reggio Emilia.
Arrestimi i shqiptarit u bë pas zbulimit të disa bisedave që ai kishte bërë me një italian për të importuar një sasi të madhe lëndësh narkotike.
Ndër të tjera mediat bëjne me dije se ai ishte larguar nga Shqipëria me një marrëveshje me bashkëpunëtorin e tij shqiptar.
Autoritetet italiane kishin monitoruar organizatorin e importit të drogës deri javën e kaluar kur hetuesit morën vesh se burri shqiptar kishte hyrë në Itali, ku do të qëndronte për disa ditë.e.su./abcnews.al