Biseda e pilotëve për Covid-19 që iu mori jetën 98 personave në Pakistan

schedule09:23 - 25 Qershor, 2020

schedule 09:23 - 25 Qershor, 2020

Autoritetet në Pakistan kanë bërë me dije shkaqet e rrëzimit të avionit të  “Pakistan International Airlines” muajin e kaluar, ku për pasojë humbën jetën 98 persona që ishin në bord.

Sipas ministrit të Aviacionit, pilotët e avionit ishin shpërqendruar pasi ishin duke disktuar rreth pandemisë së koronavirusit.

Avioni Airbus A320 që fluturonte nga Lahore në Karachi më 22 maj u rrëzua në një zonë rezidenciale ndërsa përgatitej të ulej në aeroportin e Jinnah.

Raporti paraprak përshkruan minutat e fundit kaotike të fluturimit nga dështimet e komunikimit me kontrollin e trafikut ajror.

Sipas ministrit të avacionit Ghulam Sarwar Khan, avioni nuk kishte asnjë problem teknik. Ai shtoi se piloti dhe bashkëpiloti ishin fokusuar tek një bisedë rreth koronavirusit, pasi pjesëtarë të familjeve të tyre ishin të infektuar.

Aksidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi autoritetet në Pakistan vendosën të lejojnë fluturimet komerciale që ishin mbyllur prej disa muajsh për shkak të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!